Pranvera e shpirtit Kur'ani Famëlartë

Fjala ''Kur'an''ka kuptimin lexo pra bashkimi i disa shkronjave dhe disa fjalëve hynore. Kur'ani është fjala Allahut, dhe nga ky aspekt êshtë i përhershëm, pra nuk është krijuar. Libër i shpallur nga ana Allahut xh. xh. ndërmjet melekut Xhibril r.a. për t'ja përcjell hz. Muhammedit  s.a.v.s për mësim, udhëzim, këshill, kushtetutë për ummetin e tij. Pra libër i shkruajtur i mbrojtur në mus'haf. Personi i cili është xhunub ose pa abdes nuk duhet lexuar Kur'an apo ndonje leter ku është e shkruar ndonjë ajet kuranor. Kur'ani libri i fundit i dërguar profetit të fundit Muhammed s.a.v.s i cili përmban mesazhin hyjnor, libër i pashoq dhe që është mrekullia e fundit e këtij ummet. Ai i cili ka fat të dëgjojë Kur'anin famëlartë se ndan prej jetës së tij. ''O Zot! bëje Kur'anin pranvere të shpirtit timë'' kjo dua e Profetit s.a.v.s është amanet për gjithë ummetin. A thua vallë,si mund të japim hakkun Kur'anit famëlartë; A thua vallë si e bëjmë atë epiqendër të jetës sonë? Këto lloj pyetje mund edhe më shumë ti zgjerojmë...
Read more

Shkujdesja

Fjala shkujdesje (gaflet)ka kuptimin :i pa vetëdijshëm ndërsa fjala (gafil) i shkujdesuri:është personi i ciliështëjo i saktë/qartë për gjërat që bën, vazhdimisht është i habitur dhe marrdhëniet/sjelljet mes tij dhe Zotit njëkohësisht me njerzit janë të pakuptimta dhe të pavetëdijshme. Gjendja e njeriut në gaflet është si gjendja e njeriut në gjumë. Kjo gjendje robin e dërgon në persekutim. Të jesh i shkujdesur është njëlloj sikur të jesh i dehur dhe njeriu i dehur nuk është i aftë për të kuptuar atë që bën. Shkujdesja ështënjë perde dhe për ta hequr  këtë perde duhet një mundim i vazhdueshëm. Kjo perde nuk është ajo perde që e njohim, mirëpo është perde ku njeriu edhe pse shikon në realitet nuk shikon, edhe pse dëgjon në reailtet nuk dëgjon madje edhe pse e dinë/njohë nuk arrin të jetë i vetëdijshëm. Pra është pamundësia për të depërtuar në të vërtetën. Në Kuran-in famëlartë kjo gjendje përmendet në këtë mënyrë :
“Të tillë janë ata që Allahu ua mbylli zemrat, dëgjimin dhe pamjen e tyre dhe të tillë janë ata naivët” surja Nahl ajeti 108.
Read more

Ndihmesa

“ O i biri i Ademit ! Është e mirë për ty të japësh për bamirësi mallin e tepërt dhe është e keqe për ty të mos e japësh atë.  Nuk  është turp që të mbani për vetet tuaja aq sa ju nevojitet. Filloje mirësinë nga ata të cilët i ke nën përgjegjësi . (Mos harro se) Dora që jep është më e lartë se dora që merr !” (Muslimi, Zekat 97. Tirmidhi, Zuhd 32 )
Read more

Mbulesa

ka kuptimin të mbulohesh, të fshehësh, të fshihesh brenda ose pas diçkaje. Nga ana e jurisprudencës fetare mbart kuptimin e mbulesës legjitime të pjesëve të caktuara si për femra dhe për meshkuj.
Mbulesa është bërë detyrim për besimtarët në vitin e 7 ose 8 të Hixhretit apo e thënë ndryshe në vitin e 20-të të profetësisë. Në 20 vitet e para të Islamit, gratë visheshin njësoj si në kohën e injorancës fetare (xhahilijet).
Read more

Hz.Merjem

Hz. Merjem është një ndër gratë  që përmendet ne Kuranin Famëlartë, madje nje kaptinë e tërë mban emrin e saj. Sureja që flet rreth familjes së saj është sureja  Ali Imran;  që do të thotë familja Imran, ndersa njohuritë  mbi  Hz.Merjem i gjejme tek sureja Merjem.  Përvecse në këtë kaptinë ne  mund te gjejme njohuri për të edhe në 12 sure të ndryshme . Emri i saj në  Kur’an-in Famelarte përmendet  gjithsej 23 herë,  e nëse bëjmë  krahasim me Biblen/ Dhiatëen e  Re aty e gjejme te përmendur  vetëm 19 herë.
Read more